19-04-2024

Arrestohen katër persona në Prizren

Policia e ka ndaluar 10 persona gjatë 24 orëve të fundit, pasi ata nuk kanë respektuar masat e vendosura nga autoritetet për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Sipas njoftimit, katër nga këta persona janë ndaluar në Prizren, shkruan Gazeta e Prizrenit.

Komunikata e plotë e policisë më rastet:

MOSVEPRIM SIPAS DISPOZITAVE SHËNDETËSORE GJATË EPIDEMISË

Prizren Veri 08.05.2020-23:15. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar është hasur në rrugë duke mos respektuar vendimin e lëshuar nga Qeveria. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Prizren 08.05.2020-23:00. Është raportuar se tre të dyshuar meshkuj kosovarë janë shoqëruar në polici pasi që të njëjtit janë hasur duke mos e respektuar vendimin e lëshuar nga Qeveria. Të njëjtit pas intervistimit  me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

Asnjë koment

Comments are closed.