19-04-2024

Arrestohen shtatë persona, kapen me kokainë në Prizren

Në Prizren janë arrestuar shtatë persona për shkak se u janë gjetur dy qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë, raporton Gazeta e Prizrenit.

Sipas Policisë, të njëjtit janë hasur duke pirë kafe në një lokal.

“Me urdhër verbal te Gjyqtarit të procedurës paraprake është bastisur lokali me ç‘rast janë gjetur dhe konfiskuar dy qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit Kokaine me peshe prej 0.59 gram”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt. /GazetaePrizrenit.net /

Asnjë koment

Comments are closed.