13-12-2024

Arrestohen tre menaxherë lidhur me rastin e rëndë të vdekjes së punëtorit 25-vjeçar në Prizren

Portali “Gazeta e Prizrenit” raportoi mbrëmë për rastin tragjik të djaloshit 25-vjeçar,  i cili vdiq derisa ishte duke punuar në Prizren. Viktima është Arbër Gërguri nga fshati Vragoli i Komunës së Fushë Kosovës.

Zëdhëndësi policor për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, njoftoi se incidenti tragjik ndodhi kur në një ndërtesë ne rrugen “Ekrem Rexha”, e cila po renovohet, brenda në katin e fundit të saj, një puntor ishte duke punuar nga lartësia, ndersa bie një profil metali, duke goditur në kokë viktimën.

Hap fotografinë

“Tre persona janë arrestuar lidhur me rastin e rëndë. Të dyshuarit që u prangosën janë menaxherë dhe të njëjtit tashmë janë dërguar në mbajtje me urdhër të Prokurorit të Shtetit.”, raportoi Gazeta Sinjali.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale në Prizren.

Ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion./ Gazeta e Prizrenit

Asnjë koment

Comments are closed.