15-07-2024

Arrestohen tre persona në Merdare, në veturë kishin 24 revole (Foto)

Policia Kundër Krimit të Organizuar, pas një pune hetimore dhe operative në teren në pikën e kalimin kufitar në Merdare, dje kanë ndaluar veturën e tipit ‘Mercedes’, me tabela të huaja, të cilën e drejtonte i dyshuari H. H., (1975) me shtetësi gjermane. Gjatë kontrollit të veturës së personit të dyshuar janë gjetur 24 revole.

Lidhur me rastin pas arrestimit të personit të parë të dyshuar, në pikën kufitare Merdare, hetuesit policorë kanë ndërmarrë veprime të tjera hetimore me qëllim të zbardhjes së rastit, me ç’rast kanë kontrolluar tri lokacione: dy lokacione në Pejë dhe një lokacion në Skenderaj.

Në Pejë janë kontrolluar një pronë e të dyshuarit të parë H.H si dhe një pronë e të dyshuarit B.H., (1984) ndërsa në Skenderaj është kontrolluar prona e të dyshuarit H.Z., (1972).

Në lidhje me rastin si dëshmi materiale janë sekuestruar:
24 revole të tipit Zoraki 9 mm, të modifikuara nga lloji i armës me plumba me gas, në armë me fishekë zjarri
1 veturë furgon – Mercedes me targa gjermane
650 euro para të gatshme
3 telefona
1 DVR

Me aktvendim të prokurorit kompetent pas intervistimit, tre të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit policor, prej 48 orë.

Asnjë koment

Comments are closed.