27-07-2024

Arrestohen tre shitës droge, kishin marrë banesë me qira për të paketuar mariuhanën

Janë arrestuar tre të dyshuar në rrugën “Josip Rela” në Prishtinë, pasi që gjatë kontrollimit nga policia  atyre u janë gjetur dhe konfiskuar dy qese të vogla të mbushura me substancë narkotike të llojit marihuanë me peshë 2.9 gram, tre telefona si dhe para: 6500 euro, 50 funta dhe 210 franga.

Në konsultim me prokurorin kujdestar është bërë bastisje në banesën e të dyshuarve te cilën e kanë marrë me qira dhe gjatë bastisjes kanë hasur dhe konfiskuar: 51 qese të mbushura me substancë narkotike të llojit marihuanë me peshë 115.6 gram, një peshore digjitale, një foli, një grinder, një sasi e madhe me qese të zbrazëta.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit janë dërguar nëmbajtje./IndeksOnline/

Asnjë koment

Comments are closed.