Një rast ka ndodhur në zonën kufitare në afërsi të Vërmicës.
Policia e Kosovës ka pranuar sot një informatë nga Policia e Shtetit në Shqipëri se disa persona kanë tentuar të futen në Kosovë në vijën kufitare në mënyrë ilegale.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se me të marrë informatën, Policia e Kosovës ka nisur aksionin ku ka hasur në katër sirian të cilët kanë qenë të armatosur.
Madje të njëjtit kanë shkrepur edhe armët në drejtim të Policisë.
Pas mobilizimit të Policisë së Kosovës është arritur arrestimi i tre sirianëve të përfshirë në rast, ndërsa një tjetër është ende në arrati./Indeksonline/