16-05-2024

Arrestohen tre të dyshuar për vjedhje në një shtëpi në Prizren

Tre të dyshuarit (K/Shqiptarë) janë arrestuar nën dyshimin se kanë kryer vjedhje në një shtëpi në Prizren, transmeton “Gazeta e Prizrenit”.

Sipas policisë, rasti i vjedhjes në shtëpinë e një personi (shqiptar) kishte ndodhur para tri dite.

“Gjatë kontrollit në shtëpitë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarve janë gjetur dhe janë sekuestruar si prova materiale disa gjësende të vjedhura”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit dy prej tre janë dërguar në mbajtje ndërsa i dyshuari i tretë është liruar. /GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.