Arrestohen tre zyrtarë, dy prej tyre punojnës të Agjencisë së Prokurimit
Tre persona janë arrestuar nga Policia, dy nga ta janë dy zyrtarë të Agjensionit Qendror të Prokurimit.
Kjo është bërë e ditur nga Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Svecla i cili ka thënë se arsyeja e arrestimi të tyre ka të bëjë me korrupsion.
Postimi i tij i plotë:
Policia e Kosovës nuk ndalet së luftuari grupet e organizuara kriminale.
Tre të arrestuar për trafikim droge pasi zbulohen e konfiskohen 17 kg drogë e llojit marihuanë.
Poashtu tre të arrestuar për korrupcion prej tyre dy zyrtarë të Agjensionit Qendror të Prokurimit.
Të pakompromis ndaj të gjitha llojeve të krimit, e në shërbim të qytetarëve!