24-11-2024

Arrestohet anëtari i Nismës që kërcënoi Albin Kurtin

Policia e Kosovës e ka arrestuar kandidatin për deputetë të Nismës Socialdemokrate, Haxhi Hoti, i cili kërcënoi me vdekje liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Këtë e ka konfirmuar për Koha.net zëdhënësi i Policisë Daut Hoxha.

“Policia e Kosovës ka trajtuar informacionin e publikuar në rrjete sociale dhe sipas detyrës zyrtare ka ndërmarr veprimet konform autorizimeve ligjore duke trajtuar rastin si ‘shtytje në vrasje’. Të gjitha veprimet janë ndërmarr në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, personi i dyshuar është kërkuar dhe nuk është gjet në shtëpi, të njëjtit i është lënë ftesa për paraqitje të menjëhershme në polici dhe janë njoftuar të gjitha njësitet policore se kudo që takohet i njëjti të arrestohet. I dyshuari pas paraqitjes ne polici me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 ore për procedura te mëtejme”, ka thënë ai.

Asnjë koment

Comments are closed.