03-08-2026

Aksident mes tri veturave në Landovicë të Prizrenit, ka të lënduar

Mesditën e sotme ka ndodhur një aksident në Landovicë të Prizrenit, në rrugën magjistrale Prizren–Gjakovë.

Në aksident janë përfshirë tri automjete. Si pasojë e aksidentit janë shkaktuar dëme materiale, ndërsa të paktën një person ka raportuar se ka pësuar lëndime lehta trupore.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë me trajtimin e rastit. / Gazeta e Prizrenit

 

Asnjë koment

Comments are closed.