Arrestohet djali që bëri nënën për spital në Malishevë
Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e një personi për dhunë familjare, në rastin e sulmit ndaj një gruaje, që ishte raportuar dy ditë më parë, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.
Sipas raportit, një grua nga Malisheva kishte raportuar në polici se është sulmuar fizikisht nga djali i saj, dhe se për shkak të lëndimeve trupore ajo ka pranuar tretman mjekësor.
Në hetimin e rastit nga policia, raportohet se i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje. /Gazeta e Prizrenit.net/