21-05-2024

Dy të arrestuar në Bishtazhin të Gjakovës për falsifikim të parasë

Në fshatin Bishtazhin të Gjakovës janë arrestuar dy të dyshuar për shkak të dyshimit të falsifikimit të parasë, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.

Në raportin e Policsë, thuhet se rasti ka ndodhur dje, kur gjatë kontrollit të veturës së tyre është gjetur dhe konfiskuar një kartëmonedhë prej 100 €, e cila dyshohet të jetë e falsifikuar.

Pas intervistimit të dyshuarit me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt. /GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.