13-11-2026

Mbyllet për vizitorë Kalaja e Prizrenit

Kalaja e Prizrenit do të jetë e mbyllur për vizitorë gjatë ditës së sotme për shkak të erërave me intensitet të lartë.

Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi në faqen zyrtare të Kalasë, ku është sqaruar se vendimi është marrë si masë parandaluese për të shmangur rrezikun për vizitorët.

Sipas njoftimit, kushtet atmosferike paraqesin rrezik për sigurinë e personave që vizitojnë këtë monument historik.

Drejtuesit e Kalasë kanë kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve dhe kanë kërkuar ndjesë për shqetësimin e shkaktuar, duke theksuar se siguria e vizitorëve mbetet prioritet.

Asnjë koment

Comments are closed.