05-10-2024

Arrestohet edhe një person për drogën me personazhe vizatimore që dërgohej nga Serbia në Shqipëri

Drogë me personazhe vizatimore u zbuluan së fundmi në Shqipëri.

Në pamje të parë duket si një puzzle për fëmijë që mban emrin e shkrimtarit dhe karikaturistit amerikan dr. Seuss, por në fakt është drogë sintetike LDS e cila vinte nga Serbia me postë në Shqipëri.

Vetëm një kuadrat i vogël disa milimetra i këtij puzzle tregtohej 3 mijë lekë dhe konsumohej duke u vendosur poshtë gjuhës nga të rinjtë.

Policia ra në gjurmë të këtij rrjeti pas disa muajsh hetime që u finalizuan me arrestimin e 25 personave dhe shpalljen në kërkim të 3 të tjerëve.

Përveç 350 dozave të drogave sintetike, gjatë këtij operacioni, policia sekuestroi dhe 1.8 kg kokainë dhe 18 kg kanabis.

Siç raporton TCH, ajo që ka ndryshuar është mënyra e veprimit të shpërndarësve të drogës, të cilët tashmë lëvizin të kamufluar si shpërndarës ushqimesh dhe picash, postierë dhe herë të tjera dhe si taksistë.

Asnjë koment

Comments are closed.