24-04-2024

Arrestohet “hajduti” që vodhi në veturën e mërgimtarit në Prizren

Një person është arrestuar, derisa një tjetër është në kërkim nga Policia, si i dyshuar për rastin e thyerjes dhe vjedhjes në veturën e mërgimtarit nga Gjermani.

Rasti ndodhi tri ditë më parë në parkingun e Qendrës Tregtare “Abi Qarshia”, ndërsa pamjet e një video-xhirimi qarkulluan nëpër rrjetet sociale.

Portali “GazetaePrizrenit.net “ ka mësuar se i arrestuari është nga rajoni i Prishtinës.

I arrestuari është një 30-vjeçar me inicialet F.H.

Burime brenda Policisë në Prizren, konfirmuan se arrestimi i tij është bërë në bashkëpunim me qytetarët, ndërsa po punohet edhe për arrestimin e një personi tjetër, identiteti i të cilëve nuk është zbuluar.

Në videon e publikuar shihet hajduti teksa thyen xhamat e veturës së një mërgimtari nga Gjermania. Ngjarja ndodhi të hënën pasdite.

Sipas pronarit, krejt çfarë ishte marrë nga vetura ishte një çantë me një kabllo dhe 100 euro. /GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.