Arrestohet i dyshuari i tretë për vjedhje në Suharekë, gjenden stoli dhe konfiskohet një veturë
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar të dyshuarin e tretë për përfshirje në një vjedhje të rëndë në Sopij të Suharekës.
Tre personat në fjalë dyshohet se më 29 mars kishin depërtuar në një shtëpi në Suharekë, nga ku kishin vjedhur stoli ari, një laptop, një pushkë gjuetie si dhe 35 fishekë.
Policia ka kryer bastisje në shtëpinë e të dyshuarit J.T., nga ku kanë sekuestruar: 39 rrathë dore bizhuteri, 38 rrathë dore byzylykë, 57 zingjirë qafe dhe rruaza bizhuteri, 37 vathë bizhuteri, 13 varëse qafe bizhuteri, 26 unaza gishti bizhuteri, 11 unaza argjendi, 2 zingjirë argjendi, 2 ora dore, 15 ora dore, 3 motorola për komunikim të llojit “Midland” si dhe dy mbushës.
“Po ashtu është sekuestruar edhe automjeti Golf 5 me targa vendore, i cili automjet dyshohet se është pëdorur në rastin e kryerjes së vepres penale “Vjedhje e rendë”” thuhet në njoftim të policisë.