19-05-2024

Arrestohet i dyshuari i tretë për vjedhje në Suharekë, gjenden stoli dhe konfiskohet një veturë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar të dyshuarin e tretë për përfshirje në një vjedhje të rëndë në Sopij të Suharekës.

Sipas njoftimit të policisë, sot është arrestuar 42 vjeçari J.T., teksa më 4 dhe 6 prill u arrestuan Q.K., e A.G., nga Prishtina.

Mund të jetë një imazh i bizhuteri

Tre personat në fjalë dyshohet se më 29 mars kishin depërtuar në një shtëpi në Suharekë, nga ku kishin vjedhur stoli ari, një laptop, një pushkë gjuetie si dhe 35 fishekë.

Policia ka kryer bastisje në shtëpinë e të dyshuarit J.T., nga ku kanë sekuestruar: 39 rrathë dore bizhuteri, 38 rrathë dore byzylykë, 57 zingjirë qafe dhe rruaza bizhuteri, 37 vathë bizhuteri, 13 varëse qafe bizhuteri, 26 unaza gishti bizhuteri, 11 unaza argjendi, 2 zingjirë argjendi, 2 ora dore, 15 ora dore, 3 motorola për komunikim të llojit “Midland” si dhe dy mbushës.

Mund të jetë një imazh i bizhuteri

“Po ashtu është sekuestruar edhe automjeti Golf 5 me targa vendore, i cili automjet dyshohet se është pëdorur në rastin e kryerjes së vepres penale “Vjedhje e rendë”” thuhet në njoftim të policisë.

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Asnjë koment

Comments are closed.