Arrestohet i dyshuari për blerjen e arit nga grabitësit në Suharekë
Tashmë është arrestuar edhe personi që dyshohet se ka blerë arin e vjedhur nga grabitësit në argjendarinë në Suharekë.
Policia ka zhvilluar aksione sot për kapjen e të dyshuarve për vjedhjen e arit me datën 22 nëntor në argjendarine “Diakos” në Suharekë. Aksioni që nisi para disa orëve në lagjen “Arbëria” në Prishtinë, tashmë ka përfunduar.
Policia ka njoftuar se pas hetimeve intensive dhe mbledhjes së dëshmive, sot në Prishtinë, Fushë Kosovë dhe Carralevë është realizuar operacioni policor i cili ka përfshirë kontrollin në shtatë lokacione të ndryshme, me qëllim të identifikimit dhe arrestimit të personave të dyshuar.