27-07-2024

Kush është ish i burgosuri “i rrezikshëm” që u kap sot për grabitjen e argjendarisë në Suharekë

Një i vdekur, një i plagosur e dy të arrestuar është bilanci i operacionit të sotëm policor për rastin e grabitjes së armatosur në Suharekë.

Paparaci nga burimet e veta mëson se është vrarë grabitësi i argjendarisë ndërsa një polic është plagosur por që ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

Ndërkaq, policia ka arrestuar të dyshuarit tjerë për përfshirje në grabitjen e armatosur në Suharekë, Bujar Basha dhe Leutrim Cakolli.

Bujar Basha (1981) nga Prizreni ka qenë i burgosur në Dubravë për shkak të një vjedhjeje që e ka kryer menjëherë pas luftës në Kosovë.

Ai është konsideruar si i rrezikshëm e disa herë ka ikur nga burgjet e Kosovës e nuk është kthyer më.

Në arrati ai kishte kryer një rast tjetër grabitjeje në një argjendari në Drenas, me ç’rast kishin mbetur të plagosur dhe dy policë.

Pasi ishte kapur, në nëntor 2009, atij i është shqiptuar dënimi i unisuar me gjithsej 14 vjet e dhjetë muaj./Paparaci

 

Asnjë koment

Comments are closed.