Ai është dërguar për vuajtje të dënimi në burgun e Prishtinës.
Ky është njoftimi i plotë i policisë:
Me datën 05.11.2024, Ekipi ndërlidhëse me gjykata nga Stacioni Policor Prizren-Veri, pas disa veprimeve operativo- hetimore, kanë arrite që ta lokalizojnë dhe ta arrestojnë një person të kërkuar nga Prizreni K. K. 38 vjeç , Shtetas i Republikës së Kosovës, i njëjti ka qenë i kërkuar për zbatim të vendimit të plotfuqishëm të Gjykatës Themelore në Prishtinë , i dënuar me dy (2) vite burg efektiv për veprën penale ‘Vrasje e rëndë në tentativë’.
I njëjti, pasi që janë kryer veprimet procedurale, është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun në Prishtinë- Hajvali.