04-05-2024

Arrestohet i dyshuari që bashkëjetoi me 14-vjeçaren në Malishevë: Të dy kishim dëshirë

Bashkëjetesa me vajza të mitura është shndërruar në dukuri shqetësuese në vendin tonë, ku shpesh raportohen raste kur vajzat e moshave të vogla krijojnë raporte të afërta me persona të moshave madhore. Gazeta Sinjali raportoi dje për një rast i tillë që ka ndodhur në Malishevë, ku një vajzë ka nisur bashkëjetesën me një person të rritur.

Pas denoncimit të rastit, Policia ka identifikuar të dyshuarin 22-vjeçar, por i njëjti nuk është kapur deri më sot, kur është siguruar prezenca e tij.

Burimet brenda Prokurorisë thonë se i dyshuari është intervistuar nga hetuesit policorë, me ç’rast e ka pranuar se ka jetuar me të miturën, por të cilën nuk e ka detyruar.

Sinjali mëson se në kuadër të veprimeve hetimore është intervistuar babai i vajzë, i cili ka deklaruar se e bija është martuar pa pëlqimin e tij.

Po ashtu, në prezencën e zyrtarit të Qendrës për Punë sociale, është intervistuar edhe 14-vjeçarja e cila ka pohuar se përkundër kundërshtimit të prindërve të saj, ajo është martuar dhe ka vendosur që të bashkëjetojë me 22-vjeçarin.

Me urdhër të prokurorit rasti është cilësuar ‘Bashkësia jashtëmartesore me personin nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet”./GS

Asnjë koment

Comments are closed.