24-11-2024

Arrestohet i dyshuari se përfitoi jashtëligjshëm duke u futur në sisteme kompjuterike

Policia e Kosovës e ka arrestuar një të dyshuar se ka hyrë në sisteme  kompjuterike të personave tjerë dhe ka përfituar jashtëligjshëm.

Me këtë rast, Policia ka sekuestruar një llaptop, dy shtëpiza të kompjuterit, një telefon, dy USB dhe gjëra të tjera.

“Është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti përmes sistemeve kompjuterike është qasur në një sistem online dhe në mënyrë të kundërligjshme ka arritur të përfitoj për vete dhe të tjerët pa mbulesë duke shkaktuar dëme materiale te konsiderueshme. Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar: një llaptop, dy shtëpiza të kompjuterit, një telefon i mençur, dy USB, dy monitorë dhe një orë dore e mençur. Me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar Policia. /BD

Asnjë koment

Comments are closed.