10-12-2024

Arrestohet i kërkuari i dytë për grabitjen në Marash të Prizrenit

Tri ditë me parë, përderisa dy qytetarë të Prizrenit, në orët e mbrëmjes ishin duke shëtitur në sheshin ‘Marash’, janë sulmuar dhe më pas edhe grabitur nga dy persona të dyshimtë.

Sipas Policisë, përveç lëndimeve që ju kanë shkaktuar viktimave, të dyshuarit  kanë arritur t’ua marrin me forcë edhe një shumë parash.

Pas informacionit të marrë, policia ka ndaluar 1 (një) person të dyshimtë, kurse tjetri kishte arritur t’i shmanget ndalimit të Policisë në atë kohë dhe nuk dihej identiteti i tij

Hetuesit e Policisë në Prizren duke punuar në mënyrë intensive kanë arritur të bëjnë identifikimin e personit të dytë të dyshimtë të përfshirë në veprën e grabitjes dhe i njëjti sot është ndaluar, me ç’rast ka tentuar t’i shmanget kontrollit dhe arrestimit.

Gjatë intervistimit në prezencë të avokatit mbrojtës i dyshimti ka pranuar se e ka kryer këtë veprim dhe me urdhër të prokurorit i njëjti ndalohet për 48 orë në mbajtje.

Të dyshuarit e arrestuar në këtë rast janë:  L. B. (lindur me 2001), dhe E. T.(lind. 1992).

Rasti është duke u trajtuar nga hetimet e Policisë në Prizren.

 

Asnjë koment

Comments are closed.