Arrestohet i kërkuari nga Policia për tentim vrasjen në Prizren, V. Hoxha
Policia në Prizren e konfirmoi arrestimin e të dyshuarit për veprën penale “Vrasje e rëndë e mbetur në tentativë”, Veton Hoxhës, raporton Gazeta e Prizrenit.
Policia e kishte shpallur më 14 shkurt, në kërkim.
Sektori Rajonal j Hetimeve në Prizren, sot ( 18.02.2025), rreth orës 15:30 pas nje pune operative hetimore ka arritur që të lokalizoj dhe arrestoj të dyshuarin Veton Hoxha, i cili ishte në kërkim policor, për rastin “Vrasje e mbetur në tenativë”.
“I dyshuari është shoqëruar në zyrat e Sektorit Rajonal të Hetimeve Prizren, ku me pas është intervistuar në prezence të avokatit. Është njoftuar Prokurori i rastit i cili ka urdhëruar që i dyshuari të ndalohet për 48 orë”, tha për Gazetën e Prizrenit, Shaqir Bytyqi zëdhënës rajonal i Policisë – Prizren.
Hoxha, po kërkohej për një tentim vrasje që kishte ndodhur më 29 janar 2025, ku ishin arrestuar edhe tre persona të tjerë, dy prej të cilëve ishin edhe të plagosur.
Të dyshuarit që ishin plagosur dhe më pas arrestuar janë Altin e Arlind Hoxha. Më vonë është arrestuar edhe Fidan Tabak, rreth 24-vjeçar.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. / Gazeta e Prizrenit