16-07-2024

Arrestohet Korab Gashi, i dyshuar për grabitjen në Suharekë

Sot është arrestuar Korab Gashi, i dyshuar për përfshirje në grabitjen e argjendarisë në Suharekë, më 22 nëntor të vitit të kaluar.

I dyshuari, Korab Gashi sipas burimeve IndeksOnline është arrestuar para pak çastesh në Dragodan.

Ai ka qenë në arrati që nga nëntori i vitit të kaluar.

‘’Policia e Kosovës sot më 1 korrik 2024 gjatë një operacioni të organizuar nga njësitet relevante të saj ka arrestuar në Prishtinë personin e dyshuar me iniciale (K.G.), i cili dyshohet se është i përfshirë në rastin e Grabitjes së argjendarisë në Suharekë.

I apostrofuari me iniciale (K.G.) ndodhej në arrati që nga muaji nëntor i vitit 2023 dhe tani më është arrestuar nga autoritetet policore.’’ thuhet në njoftimin e Policisë.

Asnjë koment

Comments are closed.