Arrestohet kosovari që vrau me thikë gruan shtatzënë në Itali, detaje tronditëse nga rasti
Është arrestuar Bujar Fandaj , 41-vjeçari kosovar i akuzuar për vrasjen e Vanessa Ballan në Treviso të Italisë. Pas arrestimit, suharekasi nuk ka pranuar të flas para policisë.

Pas vrasjes, Fandaj kishte publikuar një foto në Instagram duke u shtirur kinse ndodhet në pikën kufitare në Slloveni.

Në orët e vona të pasdites së djeshme, Fandaj ka thyer një dritare dhe ka hyrë në shtëpinë mes tarracës në via Fornasette , ku jetonte viktima.

Fillimisht e rrahu dhe më pas e goditi 7 herë me thikë.
Pas një arratisjeje që zgjati disa orë, ai u arrestua natën midis 19 dhe 20 dhjetorit./Indeksonline/