Arrestohet një ministër i Qeverisë Kurti
Ministri në largim i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, ka përfunduar në prangat e Policisë së Kosovës, nën dyshimin se janë përfshirë në veprat penale kanosje dhe sulm, raporton ekskluzivisht Gazeta Sinjali.
Siç merr vesh Sinjali, Fikrim Damka dhe Fuat Damka, u arrestuan në Prizren pasi dyshohen se kërcënuan dhe sulmuan dy persona të tjerë.
Bazuar në informacionet e para, rasti ka ndodhur në afërsi të një parkingu dhe motivi lidhet procesin zgjedhor të zgjedhjeve parlamentare, të mbajtura dje.
Të njëjtat burime kanë bërë me dije se rasti është procedurat dhe Policia në koordinim me Prokurorin e Shtetit, kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme.
Ndërkaq sipas infomacioneve te Gazeta e Prizrenit i arrestuari i dytë është një familjar i Damkës.
Ndryshe, Damka është kryetar i partisë Kosova Demokratik Türk Partisi – KDTP.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.