vazhdojnë aktivitetet në Qendrat Komunale të Numërimit (QKN) dhe në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, lidhur me zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit.
Sipas zëdhënësit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, deri më tani procesi i verifikimit dhe numërimit ka përfunduar në 37 Qendra Komunale të Numërimit, ndërsa numri i përgjithshëm i vendvotimeve të procesuara në të gjitha QKN-të është 2,425 nga gjithsej 2,498, apo 97.07 për qind.
Ai ka bërë të ditur se procesi nuk ka përfunduar ende në QKN-në e komunës së Prishtinës, ku janë procesuar 189 nga 262 vendvotime, ndërsa mbeten edhe 73 vendvotime për t’u numëruar dhe verifikuar.
![]()
“Procesi i numërimit dhe verifikimit nuk është përmbyllur ende në QKN-në e komunës së Prishtinës (189/262). Numri i vendvotimeve të mbetura nga kjo komunë është 73”, tha Elezi.
QKN-të që kanë përfunduar procesin deri më tani janë:
Më 8 qershor deri në ora 24:00: Junik (6/6), Shtërpcë (17/17), Hani i Elezit (11/11), Partesh (7/7) dhe Mamushë (5/5).

Më 9 qershor deri në ora 16:00: Zubin Potok (15/15), Zveçan (11/11), Kllokot (8/8), Novobërdë (23/23), Obiliq (34/34), Shtime (33/33), Ranillug (10/10) dhe Mitrovicë e Veriut (21/21).
Më 10 qershor deri në ora 16:00: Deçan (48/48), Dragash (57/57), Kamenicë (46/46), Graçanicë (33/33), Klinë (62/62), Viti (62/62), Kaçanik (44/44), Rahovec (75/75) dhe Leposaviq (25/25).
Më 10 qershor deri në ora 24:00: Istog (60/60), Skenderaj (71/71), Malishevë (72/72), Drenas (73/73), Lipjan (83/83), Pejë (135/135) dhe Podujevë (103/103).

Më 11 qershor deri në ora 16:00: Fushë Kosovë (62/62), Ferizaj (146/146), Suharekë (86/86), Vushtrri (89/89), Mitrovicë e Jugut (100/100) dhe Gjakovë (144/144).
Më 12 qershor deri në ora 16:00: Gjilan (127/127) dhe Prizren (232/232).

