12-06-2026

Ja kur pritet të ekzekutohen shtesat për punëtorët e sektorit privat dhe studentët

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se të hënën do të ekzekutohen shtesat prej 100 eurosh, për punëtorët e sektorit privat, përcjell Gazeta e Prizrenit.

Në një njoftim në Facebook, Murati bëri me dije se komisionet vlerësuese kanë filluar punën për shqyrtimin e aplikimeve.

“Kurse komisioni për masën e studentëve do ta përfundojë punën sapo të ketë marrë konfirmimet përkatëse nga institucionet e arsimit të lartë, për studentët që kanë aplikuar. Edhe për këtë do t’ju njoftojmë me kohë sapo listat për pagesa të jenë gati për ekzekutim” shkroi Murati.

Ky është postimi i plotë i tij:

Që në fillim të kësaj jave, komisionet vlerësuese kanë filluar punën për shqyrtimin e aplikimeve për dy masat e mbetura nga Pakoja për Përballje me Inflacion 2.0, konkretisht mbështetjen për punëtorët e sektorit privat, dhe studentët.

Puna e komisionit për masën e sektorit privat është drejt përfundimit, dhe ekzekutimi i pagesave pritet të bëhet në fillim të javës që vjen, pra të hënën.

Kurse komisioni për masën e studentëve do ta përfundojë punën sapo të ketë marrë konfirmimet përkatëse nga institucionet e arsimit të lartë, për studentët që kanë aplikuar. Edhe për këtë do t’ju njoftojmë me kohë sapo listat për pagesa të jenë gati për ekzekutim.

Qeveria për të gjithë!

Asnjë koment

Comments are closed.