08-11-2026

Kroacia e kërkonte përmes INTERPOL-it, ky është 28-vjeçari që u arrestua në kufirin në Kullë

Një person është arrestuar në Pikëkalimin Kufitar në Kullë, pasi ndaj tij ishte lëshuar një urdhërarrest ndërkombëtar nga Interpoli.

Sipas burimeve të IndeksOnline, personi i arrestuar është 28-vjeçari Mic Vorfaj.

Arrestimi është kryer më 7 nëntor 2026, rreth orës 18:30, në Pikëkalimin Kufitar në Kullë.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se i dyshuari, shtetas i Kosovës, pas arrestimit është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

 

Ndërkohë, Policia nuk ka dhënë detaje lidhur me veprën për të cilën Vorfaj kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar.

Shënim: Personat e përmendur në këtë lajm konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

Asnjë koment

Comments are closed.