12-06-2026

Numërimi i votave në Gjermani, këto janë rezultatet nga ambasada dhe konsullatat

Votat e kosovarëve në 30 përfaqësi diplomatike po vazhdojnë të verifikohen dhe numërohen në Qendrat e Numërimit dhe Rezultateve.

Bazuar në përditësimet e KQZ-së, deri më tash janë procesuar 13 prej 47 vendvotimeve apo 27,66%.

Fletëvotimet e numëruara deri më tash janë nga qendrat e votimit në Gjermani, në Ambasadën e Kosovës në Berlin, si dhe në konsullatat në Dyselforf, Frankfurt, Mynih dhe Shtutgart.

Në Berlin tashmë dihen rezultatet nga dy vendvotime.

Edhe ne Dyseldorf janë numëruar katër kuti.

Në Frankfurt është kryer vetëm 50%, pra njëra nga dy vendvotimet në konsullatë.

 

Ndërsa në Hamburg ka përfunduar numërimi i dy kutive.

Në Mynih janë përditësuar 2 prej 3 vendvotimeve, apo 66.67 për qind.

Kurse në Shtutgart kanë mbetur edhe dy vendvotime pa u procesuar dhe më poshtë gjeni rezultatin aktual.

Asnjë koment

Comments are closed.