Një person i kërkuar, shtetas i Republikës së Shqipërisë është arrestuar në pikëkalimin e Vërmicës së Prizrenit,
“Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata, është arrestuar një Shqiptar shtetas i Shqipërisë dhe i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit”, thuhet në raportin e 24-orësh të Policisë së Kosovës
Policia nuk ka dhënë hollësi të tjera rreth rastit.
Mbështetur në raportet policore, në këtë pikëkalim që është ndër më të frekuentuarit në rajon, herë pas here njoftohet për arrestimin e personave, kryesisht nga Shqipëria, për shkak të urdhërarrestit, në disa raste edhe të atij ndërkombëtar. /GazetaePrizrenit.net