12-10-2024

Në Savrovë të Suharekës shënohet 20 vjetori i rënies së 28 martirëve dhe dëshmorëve

Në fshatin Savrovë të Komunës së Suharekës u përkujtuan 28 martirët dhe dëshmorët e këtij fshati.

Pikërisht më 2 qershor të vitit 1999 në qendër të fshati  policia serbe vrau 6 djemtë  të familjes Hasanaj, Alush Hasanaj, Agim Hasanaj, Sherif Hasanaj, Ymer Hasanaj, Islam Hasanaj dhe Xhevat Hasanaj, ndërsa trupat tyre i varrosi në  istikamet e UÇK-së në fshatin Bukosh.

 

Në këtë tubim morën pjesë qytetarë të shumtë të kësaj ane dhe zyrtar të institucioneve lokale dhe atyre qendrore.
Fotografia e Bali Muharremaj

 

Gjithashtu për te nderuar sakrificën e të rënëve në këtë tubim ishin edhe kryetari i komunës së  Suharekës Bali Muharremaj si dhe deputeti i Levizjes Vetvendosje, Salih Zyba.

Në përkujtimin e 20 vjetorit të rënies Bali Muharremaj theksoi se dëshmoret dhe martirët janë themeli i lirisë dhe pavarësisë së vendit tonë. Pjesë e këtij tubimi ishte edhe biznesmeni dhe humanisti i njohur në këtë rajon z. Shaqir Palushi.

Savrova edhe pse një fshat i vogël, ajo ne luftën e fundit, i pati te vrarë 24 martire, ne mesin e tyre edhe pleq dhe fëmijë.

Asnjë koment

Comments are closed.