02-11-2024

Sekretari i FFK-së, Eroll Salihu paralajmëron masa ndaj Agim Canës

Pas humbjes në barazh nga Trepça 89, presidenti i Vëllaznimit, Agim Cana shpërtheu në akuza duke aluduar se futbolli në Kosovë është i lidhur me shit-blerje.

Duke ju drejtuar futbollistëve në zhveshtore Cana deklaroi: “me shitblerje bastore, pare, kurrë nuk kemi ec përpara. Kanë me vdek talentat tonë. Djema nuk mundeni ju kundër mafia-s”.

Ndaj këtyre deklaratave ka reaguar sekretari i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu. Në një intervistë për Indeksonline, Salihu ka shprehur çudinë se si Cana ka ftuar mediat në zhveshtore dhe tërë këtë e ka quajtur “një shfaqje”.

“Referimi nuk ka qenë perfekt por në asnjë moment nuk ka ndiku në ndeshje. Mendoj se Trepça 89 e ka fitu lojën me meritë, e para. Sigurisht që është shumë dëshpëruse për Agimin që ka dhënë kontribut, për shikuesit e flaktë etj, që nuk arritën të hyn në ligë. Duhet me u përmbajtë nga deklaratat e tilla”.

“Agimi është profesionist e din çka flet dhe mendoj që fjalët e tij kanë peshë. Është për tu çuditur pse i ka thirrë mediat brenda në zhveshtore për m’u deklaru. Ai ka mujtë me ua thënë lojtarëve të vet e jo nëpër media. Ka qenë njërfar shfaqje aty” deklaroi Salihu për Indeksonline.

Sekretari i përgjithshëm i FFK-së ka paralajmëruar masa ndaj deklaratave të presidentit të Vëllaznimit.

“Më vjen keq që e ka thënë atë por duhet me kuptu që kjo ka pasoja, sepse në fund të fundit po shihet që klubet janë ato që bëjnë dallavere apo kalkulime, mos të them kurdisje, sepse kur thua kurdisje duhesh me pas fakte”.

“Ka qenë një kampionat shumë i mirë deri në fund, por pak e kanë prishur këto deklarata të pamatura. Njerëzit hala nuk po e kuptojnë që ne i kemi komisionet e pavarura. Komisioni e hapë procedurën disiplonore, shkon në shkallë të dytë”.

“Prokurorin e kem, taskë forcën. Agimi është i vetëdishëm çka ka folë edhe nuk duhet me u çuditë tani për procedurën e mëtutjeshme. Edhe pse në fakt është njeri i shkëlqyeshëm por njeri duhet me tregu veten në momente të vështira, me humb si sportist” u shpreh Salihu.

Asnjë koment

Comments are closed.