20-04-2024

Arrestohet në Prizren një person i kërkuar nga gjykata

Një person nga Prizreni është arrestuar për shkak se po kërkohej nga organet e drejtësisë, raporton Gazeta e Prizrenit.

Në raportin e Policisë, thuhet se arrestimi është bërë në rrugën “ Mon Karavidaj” .

I dyshuari është arrestuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren dhe është dërguar në vuajtje të dënimit.

Policia nuk ka dhënë detaje të tjera se për çfarë vepre kërkohej i dyshuari. /GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.