18-05-2024

Arrestohet në Sharr (ish-Dragash) një person i kërkuar nga gjykata

Një person nga rrethina e Dragashit është arrestuar për shkak se po kërkohej nga organet e drejtësisë, raporton Gazeta e Prizrenit.

Në raportin e Policisë, thuhet se arrestimi është bërë mbrëmë në rrugën fshati Bresanë.

I dyshuari është arrestuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata dhe është dërguar në vuajtje të dënimit.

Policia nuk ka dhënë detaje të tjera se për çfarë vepre kërkohej i dyshuari. /GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.