Arrestohet nën dyshimin për korrupsion zyrtari i Qendrës së Regjistrimit të Automjeteve në Malishevë

Policia e Kosovës (PK), ka arrestuar një zyrtar të Qendrës së Regjistrimit të Automjeteve në Malishevë, nën dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe falsifikim i dokumenteve.

Kjo gjë u bë e ditur nga zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Yllka Shehu.

E kontaktuar nga “Betimi për Drejtësi”, zëdhënësja Shehu, tha se zyrtari me inicialet B.G, është arrestuar nën dyshimin se ka kryer veprat penale “Keqpërdorimi i detyrës zyrtare” dhe “Falsifikimi i dokumentit zyrtar”.

“Prokuroria Themelore në Gjakovë iu njofton që sot, me urdhër të prokurorit kujdestarë, Departamenti për Krime të Rënda, është arrestuar një zyrtar i Qendrës për Regjistrimin e Automjeteve, në Malishevë“, tha Shehu.

Ajo ka treguar se i dyshuari është ndaluar për 48 orë në mbajtje derisa është mbrojtur në heshtje gjatë intervistimit./BetimipërDrejtësi