Arrestohet një 36 vjeçare në Lukinjë të Hasit
Një vajzë nga fshati Lukinjë e Hasit është denoncuar në polici nga familja për ushtrim të dhunës.
Denoncimi ka ardhur si pasojë e dhunës psikike dhe fizike të cilën 36-vjeçarja dyshohet se ushtrontr vazhdimisht ndaj prindërve dhe motrës së saj.
Lexo edhe:
Babai me nënën dhe motrën e të dyshuarës kanë dërguar edhe pamje të incizuara ku shfaqet e dyshuara me veprimet e saj të dhunshme.
Njësitet policore kanë arrestuar të dyshuarën e cila është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku ndaj saj është iniciuar rasti ‘Dhunë në familje’.
Me vendim të prokurorit, 36 vjeçares i është caktuar masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh./GS