Arrestohet një hajdut në Prizren, gjërat i vjedhura i kthehen pronarit
Dje, hetuesit policorë të policisë në Prizren kanë pranuar një informatë nga një informator e cila bënte me dije se një i dyshuar kishte vjedhur gjësende të ndryshme në një shtëpi.
Sipas raportit të policisë në Prizren, pas një pune intensive, hetuesit kanë arritur ta identifikojnë shtëpinë e cila ndodhej në rrugën “Mon Karavida” dhe më pas pronarin e shtëpisë e kanë njoftuar për vjedhjen për të cilën nuk kishte qenë në dijeni.
I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës me ç’ rast ka treguar se gjësendet e vjedhura: një studio muzikore; një televizor dhe tre zmadhues të zërit i kishte strehuar tek një i dyshuar tjetër. Lidhur me ecurinë e hetimit është informuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që i dyshuari të ndalet nën masën e arrestit ndërsa gjësendet e vjedhura do t’i kthehen pronarit.