09-05-2024

Arrestohet një hajn recidivist në Prizren

Sot, në ora 01:13 në rrugën “Ismet Jashari- Kumanova” në Prizren, policia kishte pranuar një informatë se një person kishte shkuar në shtëpinë e tij me një llaptop që dyshohet se është vjedhur.

Pas pranimit të informatës reagimi ishte i menjëhershëm nga njësitet policore, ku kanë hasur te dyshuarin L.L., (2001) i cili kishte fshehur llaptopin në oborrin e tij, por policia pas hetimeve e kishte gjetur atë.

Pas verifikimit, njësitet policore kanë gjetur ankuesin e këtij rasti i cili ka thënë se llaptopi i është vjedhur në lokal ku i dyshuari kishte depërtuar përmes dritares së banjos.

I dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës. Lidhur me rastin është kontaktuar Prokurori Kujdestar ku me urdhër e tij i dyshuari ndalohet për 48 ore.

I dyshuari është i njohur për organet e rendit si recidivist i këtyre veprave./IO/

Asnjë koment

Comments are closed.