Arrestohet një i dyshuar për marrje ryshfeti
Një person është arrestuar për marrje ryshfeti dhe është dërguar në mbajtje deri në 48 orë.
Kjo erdhi pasi nën dyshimin se një person nga Shërbimi Korrektues i Kosovës në Qendrën e Paraburgimit ne Mitrovicë Jugu ka kërkuar të holla nga një i dënuar, policia kishte filluar ta trajtojnë rastin në aspektin policor.
I dyshuari 42-vjeçar me inicialet Sh.H. dyshohet se nga një i dënuar që ishte në vuajtje të dënimit, për t’i mundësuar të njëjtit ‘faljen e një pjesës të mbetur të dënimit’, si shpërblim i ka kërkuar 2500 euro. I dyshuari gjysmën e kësaj shume e kishte kërkuar tani dhe gjysmën tjetër ‘kur të përfundojë punën’.
Policia, duke zbatuar masat e fshehta të hetimit, më 19.05.2023, në ora 18:55, në parkimin e një pike të derivateve në Mitrovicë, ka ndalur një veturë dhe gjatë kontrollit (nën ulëse, në një sirtar të vogël) ka gjetur 1300 euro të cilat ishin të shenjëstruara për hetimin e fshehtë.