10-10-2026

Arrestohet një i dyshuar për vjedhje, dërgohet në vuajtje të dënimit me burg

Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit, përkatësisht Njësia e Arrestimeve e Stacionit Policor Veriu në Prishtinë, ka realizuar arrestimin e një personi të kërkuar.

I arrestuari, B. S., 41 vjeç, ishte i kërkuar për veprën penale “Vjedhje grabitqare”, për të cilën ishte dënuar me një vit e gjashtë muaj burgim.

Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave të nevojshme policore, personi është dërguar në vuajtje të dënimit, në përputhje me vendimin e gjykatës.

Asnjë koment

Comments are closed.