Arrestohet një person i dyshuar nga Antidroga e Policisë së Kosovës, transportonte heroinë
Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Trafikimit
![Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.](https://scontent.fprn5-1.fna.fbcdn.net/v/t39.30808-6/420482317_726544073019187_3114680499819506773_n.jpg?_nc_cat=103&ccb=1-7&_nc_sid=5f2048&_nc_ohc=20KQpmNOwgoAb7A_fiY&_nc_ht=scontent.fprn5-1.fna&oh=00_AfDyomdIZ7WkxTSsF9wJSDE7PAzfSTuylFTQ5SEsQJP-IQ&oe=6618C385)
![Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.](https://scontent.fprn5-1.fna.fbcdn.net/v/t39.30808-6/420497221_726544113019183_6882445557723451706_n.jpg?_nc_cat=107&ccb=1-7&_nc_sid=5f2048&_nc_ohc=4U5x9RJ-5DsAb7pg_dD&_nc_ht=scontent.fprn5-1.fna&oh=00_AfCku_o6Y2-wJeExJvYH_0jaXuFoQ4X0P0ZkKs8Sq8O6GA&oe=6618D815)
![Mund të jetë një imazh i telefon, para dhe teksti](https://scontent.fprn5-1.fna.fbcdn.net/v/t39.30808-6/435874401_726544219685839_6787078208201931103_n.jpg?_nc_cat=110&ccb=1-7&_nc_sid=5f2048&_nc_ohc=TV4zltGTwIUAb6048gs&_nc_ht=scontent.fprn5-1.fna&oh=00_AfC8ZejMsdUYLKOeHEsyZxhZoLf9bC1TguF8y-B4cdkHQg&oe=6618CFDF)
me Narkotik, përkatësisht Sektori Qendror për Hetimin e Narkotikeve në Prishtinë pas një pune intensive hetimore ka ndërmarr hapa operativ në terren ku është identifikuar një veturë e dyshuar me vozitësin e dyshuar se i njëjti po transportonte drogë në drejtim të shteteve evropiane përmes pikës kufitare në Merdar, percjell Gazeta e Prizrenit.
Menjëher janë ndermarr veprime operative nga njësitet relevante në bashkërendim si: policia kufitare në Merdar, njësia K9, si dhe njësia e Krim Teknikës, ku pas ushtrimit të kontrollit të veturës në pjesën e pasme të veturës, saktësisht në gomën rezervë janë gjetur njëzet (20) paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit Heroinë me peshë të përgjithshme 10 kg. e 60 gr. ndërsa tek i dyshuari, përveç substancës narkotike janë sekuestruar:
Dy telefonë
Para të gatshme, dhe
Një veturë
Të gjitha veprimet me dëshmitë e gjetura dhe të sekuestruara janë kryer nën autorizimin e Prokurorisë Themelore, Departamenti i Krimeve të Rënda në Prishtinë, përkatësisht prokurorit kujdestar.
I dyshuari është shoqëruar në polici dhe është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe me vendim të prokurorit të shtetit ndalohet për 48 orë në qendrën e ndalimit.
Vlera e substancës së dyshuar narkotike e cila është konfiskuar është rreth dyqind e pesëdhjetë mijë euro (250 000 €).