Arrestohet një person i kërkuar nga gjykata, dërgohet në burg

Një person nga komuna e Prizrenit, por që kërkohej nga organet e drejtësisë është arrestuar në pikëkalimin kufitar  të Vërmicësraporton Gazeta e Prizrenit.

Sipas raportit të Policisë arrestimi është bërë në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata.

Nuk jepen detaje se për çfarë vepre ishte dënuar, por njoftohet se ai është dërguar në vuajtje të dënimit.

Referuar raporteve të Policisë,  del se kohët e fundit janë shtuar rastet e arrestimit të personave, ndaj të cilëve ka urdhëresa nga gjykata. /GazetaePrizrenit. net/