Arrestohet një person, kapet duke vjedhur në Prizren

Një person është arrestuar në Prizren, pasi është kapur duke vjedhur tavolina.

Referuar Policisë, rasti ka ndodhur në rrugën “Transitit i Ri”, përcjell Gazeta e Prizrenit.

Raporti nga PK:

Rr. “Tranzit i Ri”, Prizren 25.01.2023 – 23:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që është hasur duke vjedhur tavolina. Tavolinat janë gjetur në veturën të cilën i dyshuari e kishte në shfrytëzim. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.