26-04-2024

Arrestohet një person në Rahovec, kultivoi narkotik në garazh

Një person është arrestuar në Rahovec pasi  i janë gjetur dhe sekuestruar 9 bimë të dyshuara si Kanabis Sativa.

Sipas policisë, këto janë gjetur në një aneks të garazhes së tij, bashkë me një poç elektrik dhe një reflektor të vogël.

Bimët e dyshuara në vendin e ngjarjes janë asgjësuar me djegie. Me rekomandim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. Rasti po hetohet./GazetaePrizrenit /

Asnjë koment

Comments are closed.