05-08-2026

Arrestohet një person për mash*trim, keqpërdori gjysëm milion euro të një shtetasi të huaj

Policia e Kosovës, më saktë Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit pas pranimit të informacioneve në lidhje me veprimet e një personi të dyshuar, me të cilat dyshohet se janë kryer veprat penale ‘’Keqpërdorimi i autorizimeve në ekonomi’’ dhe “Mashtrim” ka ndërmarrë veprime hetimore dhe operative të cilat kanë rezultuar me arrestimin e të dyshuarit të lartcekur mashkull kosovar.

I lartcekuri dyshohet se kishte keqpërdorur investimet e ankuesit mashkull shtetas i huaj, ku me këtë rast e ka dëmtuar ankuesin në vlerë rreth 500.000 EURO.

Lidhur me rastin për të gjitha veprimet është informuar prokurori kompetent ku me vendim të të cilit pas intervistimit në prani të avokatit mbrojtës i dyshuari i lartcekur është ndaluar për 48 orë./IO

Asnjë koment

Comments are closed.