27-07-2024

Arrestohet një person për vjedhje në Xërxë të Rahovecit

Një person është arrestuar për vjedhje të rëndë në Xërxë të Rahovecit, raporton Gazeta e Prizrenit.

Sipas policisë kosovari u arrestua nën dyshimin  për vjedhje ditë më parë në veturën e ankuesit mashkull shtetas i Shqipërisë.

Raporti nga PK

VJEDHJE E RËNDË / Fsh. Xërxë, Rahovec 18.11.2023 – 12:20. Më 28.11.2023 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin  se i njëjti nga vetura e ankuesit mashkull shtetas i Shqipërisë, i kishte vjedhur disa gjësende me vlerë të konsiderueshme. Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Asnjë koment

Comments are closed.