Arrestohet një person që pengoi policët në Suharekë

Në Suharekë është arrestuar një person pasi ka tentuar t’i pengojë zyrtarët policorë teksa ishin duke kryer detyrën e tyre.

Sipas policisë gjatë arrestimit të të dyshuarit, një polic ka pësuar lëndime, transmeton Gazeta e Prizrenit.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka penguar zyrtarët policor në detyrë zyrtare. Gjatë arrestimit, një zyrtar policor ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje . / GazetaePrizrenit.net /