19-05-2024

Arrestohet një prizrenas i kërkuar nga gjykata, dërgohet në burg

Një person nga Prizreni është arrestuar pasi po kërkohej nga organet e drejtësisë.

Në raportin e Policisë, thuhet se arrestimi është bërë në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë, raporton Gazeta e Prizrenit.

“Në bazë të disa urdhëresave të lëshuara nga Gjykata, është arrestuar një mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje dënimi në burgun e Dubravës.”, thuhet në raportin e PK-së.

Mbështetur në raportet policore, rastet e arrestimeve të tilla nuk janë të rralla. /GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.